Site icon Telegrafi

Vajza e nervozuar, rrah me boks të hekurt gruan që kishte fjetur me babanë e saj (Video, +18)

Një vajzë e re është filmuar me kamerë amatore duke rrahur brutalisht me “boks të hekurt” një grua, të cilën e akuzonte se kishte fjetur me babanë e saj.

Në video shfaqet një bionde e cila vazhdimisht godet me boks të hekurt viktimën, e cila po mundohej të mbrohej e shtrirë në tokë, transmeton Telegrafi.

Sulmuesja dëgjohet duke i thënë vazhdimisht viktimës “prostitutë”, dhe derisa vazhdimisht e godiste me boks të hekurt i drejtohej autores së videos: “kështu duhet vepruar me prostitutat”.

Ajo më pas e paralajmëron që kurrë më mos t’i afrohet babait të saj, duke i dhuruar për fund një shkelm në fytyrë.

Por, nuk dihet se kush është filmuar kjo ngjarje e tmerrshme, por besohet se njëra nga protagonistet është nga Cambridgeshire. /Telegrafi/

Exit mobile version