Tashmë është bërë trend që fëmijëve të artistëve shqiptarë tu hapet llogari zyrtare në rrjete sociale.
Kjo së fundmi ndodhi edhe me vajzën e reperit Ledri Vula, Poem Blu, e cila erdhi në jetë javën e kaluar.
Prindërit e foshnjës së porsalindur kanë vendosur që asaj t’i hapin një llogari e cila menaxhohet nga vet ata.
Poem Vula ndërkohë është emri me të cilën e gjeni vajzën e porsalindur në rrjete sociale.
Ditë më parë po ashtu u bë e ditur se djali i reperit Gold AG u bë me profil në Instagram, ku për pak kohë grumbulloi mijëra ndjekës.
Siç shihet deri më tani, Poem ka ‘follow’ vetëm prindërit – Ledrin e Sarën dhe nuk ka publikuar akoma ndonjë postim. /Telegrafi/