Telegrafi

Vajza e Kim Basinger dhe Alec Baldwin, Ireland pozon sërish në mënyrë provokuese

Ireland Baldwin (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliveer)

Ireland Baldwin, vajza e aktorëve Alec Baldwin dhe Kim Basinger, postoi një fotografi në rrjetet sociale, ku pozonte e zhveshur në pjesën e sipërme.

Ajo është e veshur vetëm me tufa jeshile joshëse dhe çizme të zeza me taka të larta, derisa fytyrën e ka mbuluar me duar. Kjo nuk është hera e parë që Ireland ka publikuar imazhe provokuese.

Lexo po ashtu Alec Baldwin reagon publikisht ndaj fotografisë provokuese të vajzës së tij, manekines Ireland Baldwin

Ireland ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka turp ta shfaqë trupin e saj dhe është shumë e hapur në këtë drejtim, transmeton KP.

(Foto: Instagram/irelandbasingerbaldwin/KP)

Sidoqoftë, modelja nuk ishte e hapur për të folur për marrëdhëniet e saj të lëkundshme me babanë e saj deri vonë, kur deklaroi se vdekja e Kobe Bryant e bëri që ë mendojë për t’i rregulluar raportet me babanë.

“Ne të dy po kalonim një periudhë të vështirë. Kishte shumë kohë dhe terapi për të shëruar plagët” pranoi ajo, duke iu referuar një telefonate apo një mesazhi në një aparat fotografik, ku babai i saj e quajti atë derr të vogël dhe të pandjeshme në vitin 2007.