Gjersa Angelina Jolie është në pritje rreth seancës dëgjimore për kujdestarinë e fëmijëve, aktorja po shpenzon kohë me fëmijët.
Meqenëse ato janë rritur, ajo dhe Brad Pittit nuk po arrijnë të merren vesh rreth gjashtë fëmijëve të tyre.
Gjykata duket se ka fjalën e fundit gjersa aktorja u fotografua gjatë ditës së djeshme duke kaluar kohën me tre fëmijët e tyre biologjikë.
Shiloh Nouvel, i cili ka lindur në vitin 2006, si vajza e madhe e çiftit të famshëm ka tërhequr më shumë vëmendje pasi që po vazhdon të sillet sikur të ishte djalë. Pas këtyre fotografive, shumë njerëz menduan se vajza e “Branglinëve” është bërë mashkull.
Sa i përket Shilohit, ajo thotë se dëshiron të vishet si një djalë dhe se po këmbënguli që anëtarët e familjes ta konsiderojnë si mashkull.
Dhe duket se dëshira po i plotësohet pasi që me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë po duket si një djalë, për shkak të flokëve të shkurtra, veshjeve të meshkujve.
Ndryshe, tashmë është bërë e ditur se Angelina dhe Brad më nuk do të jenë së bashku dhe shumë shpejt edhe juridikisht do të shkurorëzohen. /Telegrafi/