Telegrafi

Vajza e John Travoltas ndjek hapat e babait, vazhdon karrierën në film

Vajza e John Travolta dhe Kelly Preston, Ella, ka ndjekur hapat e prindërve të saj të famshëm duke u marrë me aktrimin.

Dhe të hënën bukuroshja 21 vjeçare ndau imazhe nga filmi i saj i fundit, “Get Lost”. Filmi është një ri-imagjinim i ditëve moderne i “Alice In Wonderland”, ku krijesat kthehen në personazhe njerëzorë, transmeton Daily Mail artikullin e Deadline.

Në një imazh ajo gjithashtu pozoi me babanë e saj në xhirimet në Budapest, i cili është i njohur për filmat, si “Grease”, “Saturday Night Fever”, “Pulp Fiction dhe “Face/Off” etj.

Foto: Ella Travolta/ DailyMail

Ella dukej e emocionuar, teksa ndau imazhe të ndryshme, disa me kolegët nga xhirimet, në një tjetër pozoi me vëllanë e saj, Benjamin.

“Kjo ishte një përvojë e mrekullueshme. Budapesti ka qenë një ëndërr dhe më e rëndësishmja që kam takuar dhe punuar me njerëz të mrekullueshëm”.

“Faleminderit shumë të gjithë grupit dhe kolegëve që punuan aq shumë në këtë film dhe e bën të gjithë këtë të mundur”, ka deklaruar ajo.

Foto: Ella Travolta/DailyMail

Muajin e kaluar John ka folur për atë se çfarë i tha djalit të tij Ben, pasi bashkëshortja e tij, Kelly Preston, ndërroi jetë në vitin 2020.

Aktori, 67 vjeçar foli në emisionin e Kevin Hart, për atë se sa e vështirë ishte të diskutonte me djalin e tij 10-vjeçar pas vdekjes së bashkëshortes së tij.

Foto: John Travolta/DailyMail

Bashkëshortja e Travoltas, aktorja Kelly Preston ndërroi jetë në korrik të vitit 2020, pasi iu nënshtrua trajtimeve për kancerin e gjirit.

Një tragjedi e kishte goditur familjen e aktorëve edhe në vitin 2009, kur djali i tyre më i madh vdiq gjatë pushimeve në Bahamas.

Foto: John Travolta dhe Kelly Preston/ DailyMail

Familja qëndroi së bashku edhe për një dekadë, kur Preston ndërroi jetë pas komplikimeve nga kanceri i gjirit. /Telegrafi/