Vajza e jashtëmartesore e ish-mbretit belg (Alberti i Dytë) e fitoi të enjten një betejë shtatëvjeçare mbi të drejtat e saj mbretërore – dhe tani mund ta quajë vetën zyrtarisht një Princeshë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Delphine Boel tani do të quhet “Delphine e Saxen-Coburg-Gotha”, princeshë e Belgjikës, pasi Gjykata e Apelit vendosi që ajo kishte të drejta për të njëjtit tituj mbretërorë dhe privilegje sikurse se edhe fëmijët e tjerë.
Artistja 52-vjeçare pretendoi se ish-mbreti Albert ishte babai i saj i vërtetë për gati dy dekada, para se të inicionte proceset ligjore në vitin 2013 – viti kur ai braktisi fronin dhe humbi statusin nga pretendimet e saja.
Ish-Monarku refuzoi që Boel ishte vajza e tij deri në muajin janar të këtij viti – kur edhe u detyrua që ta bënte testin e ADN-së për ta vërtetuar këtë proklamim.
Ndërkohë bazuar në deklaratën e avokatëve të tij, testet e kryera tregonin se Alberti ishte babai biologjik i Delphine Boel. /Telegrafi/