Telegrafi

Vajza e Jackson dhe ylli i “Home Alone” kanë tatuazhe të njëjta (Foto)

Paris Jackson është lidhur së fundmi me kumbarën e tij, aktorin Macaulay Culkin.

Vajza e Michael Jackson u ka treguar ndjekësve të saj në rrjetet sociale se ajo dhe ylli i “Home Alone” kanë tatuazhe të ngjashme.

Culkin është shfaqur edhe në klipin e Michael Jackson, “Black or White” (InstaStory)

Modelja 19-vjeçare gjatë fundjavës ka publikuar në InstaStory tatuazhin e saj duke pozuar pranë aktorit 36-vjeçar.

Lexo po ashtu Paris Jackson nis karrierën si aktore

Sipas E! News, dizajni duket të jetë një lugë identike që është e vizatuar në parakrahët e dy yjeve.

Tatuazhi i tyre i ngjashëm është një lugë (InstaStory)

Culkin u bë i famshëm në vitet e nëntëdhjeta me dy filmat “Home Alone” dhe “Home Alone 2: Lost in New York”, ndërsa është shfaqur edhe në klipin e Michael Jackson, “Black or White”.

36-vjeçari e ka ruajtur shoqërinë me vajzën e ikonës së ndjerë të muzikës pop, duke qenë se është kumbara i saj. /Telegrafi/