Telegrafi

Vajza e helmuar e spiunit rus refuzon ndihmën e Rusisë

Vajza e helmuar e spiunit rus Sergei Skripal ka hedhur poshtë ndihmën e Ambasadës, veprim që po vlerësohet edhe si një goditje për Vladimir Putinin.

Yulia Skripal, 33 vjeçe, u helmua me agjentin vdekjeprurës novichok pranë shtëpisë së tyre në Salisbury, muajin e kaluar.

Ajo, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, është nën roje të armatosur pasi që u lirua nga spitali në Salisbury dy ditë më parë.

Në një deklaratë, Julia tha: “E kam lënë babanë tim në kujdesin e tyre dhe ai është ende i sëmurë rëndë”.

“Edhe unë jam duke vuajtur nga efektet e agjentit nervor të përdorur kundër nesh”.

Ajo vazhdoi: “E gjej veten në një jetë krejtësisht të ndryshme nga ajo e zakonshme që lash pak më shumë se një muaj më parë”.

Julia më tej ka thënë: “Unë jam bërë e vetëdijshme për kontaktet e mia specifike në Ambasadën ruse, të cilët me mirësi më kanë ofruar ndihmën e tyre në çfarëdo mënyre që munden”.

“Për momentin nuk dëshiroj të përfitoj nga shërbimet e tyre, por, nëse ndryshoj mendjen, di se si t’i kontaktoj”. /Telegrafi/