Vajza e legjendës së boksit George Foreman, Freeda, e cila u gjet e vdekur gjatë fundjavës në shtëpinë e saj, thuhet se ka bërë vetëvrasje.
42-vjeçarja, e cila ishte një boksiere profesioniste, është gjetur e varur nga një anëtar i familjes – ka njoftuar policia.
Ajo është gjetur ditën e shtunë në shtëpinë e saj në Houston të Teksasit, transmeton TMZ. Sipas një zëdhënësi të policisë, Freeda ka bërë vetëvrasje.
https://twitter.com/GeorgeForeman/status/1104935702876311552
Legjenda e boksit, George Foreman, i ka bërë një nderim emocional vajzës së tij mëngjesin e të hënës duke thënë se do të dëshironte një ditë më shumë me të.
Ish-kampioni i botës krahas postimit emocional, e kishte publikuar edhe një fotografi nga periudha shkollore e Freedas. /Telegrafi/