Vdekja e aktorit të famshëm Gene Hackman dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre në New Mexico, është bërë kryetemë në mediet globale të shtypit rozë.
Vajza e Gene Hackman pohoi se aktori ishte me “shëndet të mirë”, përpara se ky i fundit dhe gruaja e tij Betswy Arakawa të gjendeshin të vdekur të mërkurën; dyshes i ngordhi edhe qeni.
“Pavarësisht moshës, ai ishte në gjendje shumë të mirë fizike”, tha Leslie Hackman për Daily Mail të enjten.
“Atij i pëlqente të bënte Pilates dhe yoga, dhe ai vazhdonte ta bënte këtë disa herë në javë. Pra, ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore”.
Megjiithatë, Leslie 58 vjeçe e pranoi se nuk e gjeti vdekjen e Gene “tmerrësisht tronditëse” pasi aktori ishte 95 vjeç. Ndërkohë, Arakawa ishte 64 vjeç.
Ajo është më e vogla e familjes dhe e përshkroi marrëdhënien e saj me babanë e saj të ndjerë si “të afërt” – pavarësisht se nuk e kishte parë atë për disa muaj sepse ajo jeton në Kaliforni.
“Gjithçka ishte normale dhe gjithçka ishte mirë”, shtoi ajo. /Telegrafi/