Site icon Telegrafi

Vajza e Gani Gecit: Babanë tim s’ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviqit e as komunikata 59

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, vajza e Gani Gecit, në seancën e Kuvendit të enjten ka folur lidhur me diskutimet e bëra në Gjykatën Speciale për komunikatën 59.

Aty u diskutua për këtë komunikatë ndaj Gani Gecit, e për të cilën Prokuroria tha se është dëshmuar që e ka shkruar Hashim Thaçi.

Në fjalën e saj para deputetëve, deputetja Geci tha se këtë komunikatë Thaçi ia ka lexuar Rexhep Selimit përmes një thirrje telefonike satelitore.

“Kur Rexhep Selimi e kishte pyetur Thaçin se pse e ka përfshirë të pavërtetën për Gani Gecin se kishte udhëhequr masakrat serbe, Thaçi ishte përgjigjur ‘në mënyrë që ta shkatërrojë plotësisht’”, u shpreh ajo.

Tutje, Marigona Geci tha se sipas deklaratës së Selimit, Thaçi ka tentuar që ta shkatërrojë familjen e saj.

“Familjen time dhe babanë tim s’ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviqit jo po e shkatërron Hashimi nga Buroja”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version