Të premten (më 12 mars), autoritetet maqedonase kanë arrestuar Gafurr Dugollin, zyrtar i FSK-së dhe ish pjesëtar i UÇK-së.
Ai u ndalua në kufirin Kosovë-Maqedoni pasi ndaj tij Serbia kishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar kinse për krime lufte, përcjell Telegrafi.
Sipas asaj që shihet në një foto të publikuar në rrjetet sociale, kundër arrestimit, përkatësisht duke kërkuar lirimin e tij, sot në Prishtinë ka pasur një protestë, kur përveç tjerëve, prezent ka qenë edhe vajza e tij.
Siç edhe mund të shihet, ajo ka mbajtur një pankartë ku shkruan “Babai im nuk është kriminel!”. /Telegrafi/