Telegrafi

Vajza e Figos, Daniela mohon të jetë pjesë e videove erotike

Një skandal me pullë të kuqe mund ta trondiste, por Daniela Figo arriti shumë shpejt ta shpëtonte veten prej tij.

Është fjala për vajzën 18-vjeçare të ish-futbollistit portugez, Luis Figo.

Prej ditësh në rrjetet sociale qarkullojnë video me përmbajtje pornografike, me protagoniste një vajzë që pretendohet të ishte Daniela Figo.

Megjithatë, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë menjëherë vajza e lojtarit të dikrushëm të Barcelonës, Real Madridit dhe Interit.

“Fotografitë dhe videot me pullë të kuqe janë të një vajze që pretendon se jam unë”, ka thënë ajo, citon TCH.

“Dua që të gjithë ta dinë dhe ta kuptojnë se imazhet janë false dhe nuk më përkasin mua”.

“Nuk e kuptoj motivin që fshihet pas të gjithë kësaj ngjarjeje, e gjithashtu trishtohem që disa njerëz bëjnë të tilla gjëra vetëm për të tërhequr vëmendjen, duke përfshirë njerëz që as nuk i njohin”, ka shkruar Daniela në Instagram.