Telegrafi

Vajza e fermerit dhe amvisës ishte shefja më e rrezikshme e nëntokës, njihuni me “Zonjën e vdekjes” që u vra gjatë një përleshje me policinë meksikane

Shefja e narko-kartelit meksikan, Maria Gualdalupe Lopez Esquivel, 21-vjçe, e njohur si La Catrina, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e rendit.

Konflikti lindi mes policisë meksikane, ushtrisë dhe të ashtuquajtur karteli i “Gjeneratës së Re Halsiko”, transmeton Telegrafi.

Në këtë konfrontim janë vrarë edhe shtatë anëtarë tjerë të kartelit që sulmuan forcat e sigurisë, ushtrinë, gardën nacionale e policinë në Michoakan, ku me t’u dërguar në spital ajo është shpallur e vdekur.

Si pasojë e plagëve të marra ajo humbi shumë gjatë, ndërsa fatal për të ishte plumbi që e goditi në qafë.

Ndryshe ajo është quajtur edhe “Zonja e vdekjes” dhe ka qenë e bija e një bujku dhe një amviseje. Është rritur në Tepalkatepek, e sipas familjarëve, ajo ishte një fëmijë i urtë që notat i kishte të mira në shkollë.

Megjithatë gjithçka ndryshoi, kur vendosi t’i bashkohet bashkëmoshatarëve që bëheshin anëtar të kartelit famëkeq që ndjell frikë dhe vdekje.

“Asaj gjithmonë i kanë pëlqyer rrugët dhe të shëtitet nëpër ato me motoçikleta, por kur u fut në bandë pasoi droga dhe gjitha gjërat tjera të këqija”, ka deklaruar një i afërm i saj.

Qysh në ditët e para të adoleshencës ka qenë mysafire e rregullt e ahengjeve që organizohen në qytetin e lindjes, kurse më 2017 vendosi të largohet nga shtëpia për të jetuar me anëtarët e kartelit.

Aty njoftoi kriminelë të ndryshme që e dërguan në Agvili ku edhe filloi të bashkëpunojë me grupin M2. Për më shumë se një vit u mor me transportimin e parave, vrasje me pagesë dhe rrëmbime.

Përveç këtyre, “Zonja e vdekjes” ka pasur një rrjet të tërë të bashkëpunëtorëve që i paguante vazhdimisht me nga 4,00 pezos për një javë veprimtari.

https://www.youtube.com/watch?v=WkZzWby1Vd4&feature=emb_title

Në anën tjetër autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se kanë konfiskuar shumë armë e municion, kurse atë e identifikuan bazuar në tatuazhin që e kishte pasur në këmbë. /Telegrafi/