Telegrafi

Vajza e Eneda Tarifës në rrugë drej artit, kështu reciton Aria e vogël (Video)

Eneda Tarifa është një prej këngëtareve më të kompetuara të skenës. Ajo ka treguar disa herë në intervista se është mjaft e lumtur me jetën e saj private.

Këngëtarja prej vitesh jeton në Tiranë me bashkëshortin, dhe me vajzën e tyre të vogël, Arian.

Mesa duket kjo e fundit e pëlqen shumë letërsinë dhe artin, njëlloj si e ëma.

Lexo po ashtu Tara në rrugën e babait, incizon këngën e saj të parë (Foto)

Eneda ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në Instagram, përmes së cilës ka shfaqur Arian teksa reciton një poezi për nderë të ditës së flamurit.

Nga pamjet e publikuara, Aria duket se që tani ka shfaqur dëshirën për tu bërë artiste. /Telegrafi/