Telegrafi

Vajza e Eminemit tash është 21 vjeçe dhe ka gjetur të dashur, shikoni dukjen e saj (Foto/Video)

Vajza e Eminemit, Hailie Scott Mathers, tash është 21 vjeçare dhe është shndërruar në një femër atraktive.

Hailie, e cila u bë e njohur për publikun qëkur ishte fëmijë nga klipi i vitit 1999, “Mockingbird”, është fotografuar me një mashkull për të cilin besohet se është i dashuri i saj.

Hailie dhe i dashuri i saj (Instagram)

Në profilet e saja në rrjetet sociale ndodhen shumë fotografi që e shfaqin atë tashmë të rritur.

Lexo po ashtu Vajza e Eminemit, dikur dhe tash – ndikimi i saj në jetën dhe karrierën e reperit (Foto)

Ajo tash është studente në Universitetin Shtetëror të Michiganit dhe duket se është plotësuar në jetë kur.

Ajo tash është 21 vjeçare (Instagram)

Duke qenë se fansat e Eminemit janë të interesuar të dinë si duket tash vajza e tij, më poshtë jua sjellim disa fotografi të Hailiet.

Njëherësh mund ta shikoni edhe videoklipin e këngës “Mockingbird”, në të cilin vajza e reperit është shumë e vogël. /Telegrafi/