Telegrafi

Vajza e Eminemit, dikur dhe tash – ndikimi i saj në jetën dhe karrierën e reperit (Foto)

Fansat e Eminemit e dinë se tekstet e reperit në ngritjen e tij si yll botëror kishin të bëjnë me jetën personale dhe familjen duke përfshirë ish-gruan e tij, Kim dhe vajzën Hailie.

Ishin pikërisht këto tekste që ia rritën numrin e fansave. Eminem dhe Kim kishin një marrëdhënie të trazuar, ata herë ndaheshin e herë bashkoheshin, ndërsa tekstet e këngëve kishin të bëjnë me problemet e tij në lidhje.

Lidhja e Eminem me gruan e tij pasqyrohej në tekste të këngëve.

Sidoqoftë, ata e kishin të përbashkët dashurën për vajzën e tyre. Përkundër se marrëdhënia e çiftit nuk ishte e mirë, ata kanë qendër prindër të mirë për Hailien.

Zënkat në çift ishin përditshmëri.

Ajo lindi në vitin 1995, kur Eminem ishte akoma një reper i pasuksesshëm. Hailie ishte e vogël kur babai i saj u bë përnjëherë një prej yjeve më të njohura në botë dhe rrjedhimisht edhe ajo u bë e njohur falë teksteve të këngëve, transmeton Telegrafi.

Kur u bë baba, Eminem nuk ishte akoma i suksesshëm.

Nuk ka dyshim se lindja e vajzës pati ndikim të madh në jetën e reperit. Ai ka shkruar 20 këngë në të cilat i referohet vajzës së tij.

Në 20 këngë i referohet vajzës së tij.

Në fakt, ai i referohet asaj gjatë gjithë jetës. Eminemi thotë se vajza është “drita” në jetën e tij dhe se ajo ka qenë arsyeja për të jetuar. Duke lënë anash suksesin që ka pasur, këngëtari pohon se pa vajzën nuk do t’ia kishte dalë në momentet e errëta të jetës së tij.

Dashurinë e vërtetë e tregoi me përpjekjet e mëdha që ta fitonte kujdestarinë e saj.

Me vite të tëra, reperi është dashur të luftonte për kujdestarinë e vajzës, ndërsa gjatë asaj kohe e kishte bërë tatuazh emrin e saj.

Hailie tashmë nuk është një vajzë e vogël. Ajo është rritur, tash është 20 vjeçe dhe shkon në fakultet.

Hailie e përfundoi shkollën e mesme, gjë të cilën nuk e kishte bërë babai i saj.

Ajo sot duket ndryshe, ka një buzëqeshje të bukur që nuk e kemi parë në fytyrën e babait të saj. /Telegrafi/

Kështu duket Hailie Mathers sot.