Site icon Telegrafi

Vajza e El Chapos u martua me nipin e bosit të një karteli droge, arriti me veturë të blinduar në katedralen e mbrojtur nga të gjitha anët

Alejandrina Gisselle Guzman është vajza e El Chapos, që u martua me Edgar Cazares i cili është nipi i bosit të një kartele droge, në një ceremoni luksoze në Sinaloa të Meksikës.

Gazeta Reforma, raporton se e bija e udhëheqësit famëkeq të drogës, ka arritur me veturë të blinduar në një katedrale, që ishte rrethuar dhe mbrohej nga të gjitha anët nga roja e armatosura të bandës së babait të saj, transmeton Telegrafi.

Ceremonia është zhvilluar në qendrën e një regjioni që bashkëpunëtorët e El Chapos e kanë nën kontroll, ndërsa të pranishmit janë argëtuar nga këngëtarë të famshëm meksikanë.

Në ceremoni nuk ka qenë i pranishëm El Chapo, që është i dënuar me burgim të përjetshëm, duke e lënë që Alejandra të vallëzojë me të ëmën, që është gruaja e dytë e liderit të arrestuar.

Banorëve që jetojnë rreth katedrales, iu është ndaluar hyrja dhe detyroheshin të qëndronin përjashta shiritave të verdhë, ndërsa nuk e dinin se kush po martohej brenda.

Shumë fotografi që i tregojnë nga afër pasardhësit e udhëheqësve të bandave të drogës, i shfaqin derisa janë duke vallëzuar, ndërsa nuk bëhet e ditur për zhvillimet tjera në ceremoni. /Telegrafi/

Exit mobile version