Një video që po qarkullon në internet tregon se çfarë është në gjendje të bëjë njeriu kur është nën ndikimin e pijeve alkoolike, apo drogave.
Ditën e djeshme, një vajzë e paidentifikuar, për të cilën mediat e huaja shkruajnë se është shitëse droge, u përpoq të shkaktonte trafik dhe kaos në rrugë duke dalë e zhveshur.
Ajo u ka dalë para automjeteve dhe ka tentuar t’i shkatërrojë, dikujt i ka kapur fshirëset e xhamit duke tentuar t’ia heqë, dikë tjetër nuk e ka lejuar që të ecë.
Ndërkohë në fillim të videos duket edhe një ambulancë, që vajza i del para, por mesa duket ata e kanë injoruar duke u larguar.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme që tregojnë veprimet e vajzës deri në arritjen e policisë, që e shoqëroi në stacionin policor. Nuk bëhet e ditur se ku ka ndodhur ngjarja.