Site icon Telegrafi

Vajza e Donald Trumpit shijon momentet e fundit në Shtëpinë e Bardhë: Asgjë nuk ishte më e mrekullueshme gjatë këtyre viteve se fejesa ime

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden do të inaugurohet të mërkurën (20 janar) në një ceremoni që do të shënojë zyrtarisht fundin e periudhës së tranzicionit nga Donald Trump.

78-vjeçari do të qeverisë për katër vitet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa pritet të bëhet inaugurimi i tij, familja në largim e Donald Trumpit, duket se ka shijuar momentet e fundit brenda Shtëpisë së Bardhë.

Vajza e politikanit, Tiffany Trump, publikoi në rrjetin social Twitter një fotografi me të fejuarin e saj të realizuara brenda ambienteve të Shtëpisë së Bardhë, duke treguar po përshëndetet me shtëpinë, ku e kishte për nderë të jetonte përreth katër vite.

“Ka qenë një nder për të festuar shumë momente historike, raste historike dhe për të krijuar kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, asgjë më e veçantë se fejesa ime me të fejuarin tim të mahnitshëm Michael Z Bulos! Ndjehem e bekuar dhe të ngazëllyer për kapitullin tjetër”, ka shkruar Tiffany Trump.

Kujtojmë se presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është baba i pesë fëmijëve: dy vajzave dhe tre djemve. /Telegrafi/

Exit mobile version