Telegrafi

Vajza e Dafina Dautit ka filluar të ngjisë hapat në pasarelën e modës (Foto)

Këngëtarja Dafina Dauti është mjaft e pëlqyer në tregun shqiptar, dhe numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

U bë një kohë e gjatë që ajo tashmë ndaj një jetë mes Prishtinës dhe Gjermanisë, pasi here pas here brenda vitit jeton në Frankfurt tek vëllezërit e saj.

Dafina është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, gjersa së fundmi ka publikuar një fotografi mjaft interesante në Instagram.

Lexo po ashtu Këto janë fjalët emocionuese të Dafinës për vajzën me rastin e ditëlindjes së saj (Foto)

Vajza e saj tetë vjeçare Elizabeta, mesa duket po del të jetë mjaft e apasionuar pas modës. Kjo pasi në fotografi ajo shfaqet duke sfiluar në një nga pasarelat e mbajtur së fundmi në Prishtinë, e cila promovon veshje për fëmijë.

Dafina është ndjerë shumë krenare me vajzën e saj e cila ka filluar të ngjisë hapat e parë drejt pasarelë.

Mesa duket në një të ardhme të afërt, Elizabetën do ta shohim edhe si modele. /Telegrafi/