Këngëtarja Dafina Dauti është mjaft e pëlqyer në tregun shqiptar, dhe numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
U bë një kohë e gjatë që ajo tashmë ndaj një jetë mes Prishtinës dhe Gjermanisë, pasi here pas here brenda vitit jeton në Frankfurt tek vëllezërit e saj.
Dafina është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, gjersa së fundmi ka publikuar një fotografi mjaft interesante në Instagram.
Vajza e saj tetë vjeçare Elizabeta, mesa duket po del të jetë mjaft e apasionuar pas modës. Kjo pasi në fotografi ajo shfaqet duke sfiluar në një nga pasarelat e mbajtur së fundmi në Prishtinë, e cila promovon veshje për fëmijë.
Dafina është ndjerë shumë krenare me vajzën e saj e cila ka filluar të ngjisë hapat e parë drejt pasarelë.
Mesa duket në një të ardhme të afërt, Elizabetën do ta shohim edhe si modele. /Telegrafi/