Site icon Telegrafi

Vajza e cila nuk ka frikë të fus kokën në nofullat e krokodilit

Performansën e saj e bën çdo ditë në kopshtin zoologjik Srirach, afër Bangkokut, dhe çdo herë e bën më me përkushtim dhe më interesant.

Tueanjhai Pimsan ka shumë besim në krokodilin Snappy. E prek ngadalë me shkop në kokë, për t’ia hapur gojën, e pastaj e fut kokën e saj dhe ashtu e mban pa lëvizur për 30 sekonda.

Snappy natyrisht që është mishngrënës, por kjo nuk e shqetëson Tueanjhain.

“Kurrë nuk kam frikë kur e fus kokën në nofullat e tij pasi këtë e bëjë me vite të tëra dhe kurrë nuk kam përjetuar fatkeqësi”, tha tajlandezja e re për gazetën “Daily Mail”.

Exit mobile version