Ne të gjithë kemi lindur të bukur në mënyrat tona dhe bukuria e vërtetë vjen nga brenda. Sidoqoftë, të gjithë në botë janë befasuar nga bukuria e një vajze të re nigeriane!
Pasi fotografitë e saj u postuan në Instagram dhe Twitter nga fotografi Mofe Bamuyiwa, pesëvjeçarja Jare Ijalana u ngrit si vajza më e bukur në botë.
Jare është një vajzë mahnitëse nigeriane me sy të mprehtë, një çehre të bukur dhe flokë të mrekullueshëm. Megjithëse nuk është një modele profesioniste, është e qartë se ajo do ta arrinte këtë pa problem, pasi tashmë ka filluar të modeloj për disa kompani me rroba fëmijësh.
Faqja u hap pasi fotografi bindi mamanë e vajzës së bukur për të filluar një llogari në Instagram. Aty jo vetëm që shfaqet Jare, por edhe dy motrat e tjera po aq fotogjenike, Jomi, 7 dhe Joba, 10.
Llogaria e ‘motrave j3’ ka 165 mijë ndjekës deri më tani.
Edhe pse vëmendjen më të madhe e morri Jare, edhe motrat e saj tani po merren me fushën e modelimit. /Telegrafi/