Telegrafi

Vajza e atletit amerikan vritet aksidentalisht gjatë shkëmbimit me armë zjarri (Foto)

Vajza e ish-kampionit të botës në vrapim, Tyson Gay, ka humbur jetën pasi është goditur nga plumbi në shtetin e Kentuckyt.

Policia në Lexington ka njoftuar se Trinity Gay ishte goditur në qafë gjatë shkëmbimit të zjarrit ndërmjet dy automjeteve në parkun e një restoranti.

Plumbi e kapi aksidentalisht teksa persona nga dy vetura gjuheshin me armë zjarri.

Trinity, e cila ishte 15 vjeçe, është dërguar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Ajo nuk mbijetoi. Jam shumë konfuz. Erdhi këtu në javën e kaluar për pushime”.

Edhe Trinity ishte atlete.

“Është çmenduri. Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar sprinteri. /Telegrafi/