Charlize Theron ka vënë edhe një herë bë pah bukurinë e saj mahnitëse gjatë setit fotografik për fushatën e re të parfumit J’Adore Dior.
Aktorja hollivudiane di “ta shëmtojë” veten për kërkesat e roleve filmike, mirëpo kur është fjala për të shfaqur sensualitetin e saj, ajo i lë koleget nën hije.
41-vjeçarja ka pozuar me një fustan ngjyrë ari në ujë duke treguar fizikun e saj mbresëlënës.
Ndryshe, Theron është duke bashkëpunuar me Dior qe 11 vite. /Telegrafi/