Një vogëlushe është duke luftuar me jetën e saj, pasi ra prej 12 metrave lartësi, nga dritarja e dhomës së gjumit në një banesë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët thanë se kishin dëgjuar një zhurmë, kur vajza dyvjeçare ra nga kati i tretë.
Lara Coleman duhej të dërgohej menjëherë në spital pas aksidentit i cili ndodhi në qytetin Portsmouth të Anglisë.
Fqinjët thanë se prindërit e vajzës u nxituan menjëherë në ndihmë, pasi kjo e fundit kishte pësuar lëndime të rënda në rrugë.
Lidhur me këtë rast autoritetet thonë se po hetohet incidenti që shkaktoi rreziqe të mëdha, ndërsa oficerët sot kryen hetimet në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq fqinjët thanë se shtrati i dyvjeçares në banesë është afër dritares, dhe kjo mund të ketë shkaktuar rënien./Telegrafi/