Site icon Telegrafi

Vajza, digjni 150 kalori për vetëm 10 minuta me këto dy ushtrime (Video)

Nuk keni nevojë të shpenzoni shumë kohë në palestër.

Me një rutinë ushtrimore, e cila përfshin vetëm dy lëvizje – ushtrimet ‘kettlebell swing’ dhe ‘burpee’ – nuk keni nevojë të shpenzoni orë të tëra në palestër për ta shkrirë dhjamin dhe për të ndërtuar muskuj, sepse mund ta arrini qëllimin tuaj brenda 10 minutave, transmeton Telegrafi.

Për shkak se këto ushtrime janë aq intensive dhe të rënda fizikisht, dhe nuk duhet të pushoni asnjë sekondë, ju do të përfundoni duke i djegur 150 kalori për 10 minuta (100 kalori për pesë minuta ushtrime ‘kettlebell swings’ dhe 50 kalori gjatë ushtrimeve ‘burpee’).

Lëvizni shpejt dhe kushtoni rëndësi formës së duhur. Nëse nuk ndaleni, rutina do t’ju merr kohë vetëm 10 minuta!

Direktivat: Ndërroni lëvizjet mes ‘kettlebell swings’ dhe ‘burpee’ në këtë mënyrë:

Kettlebell swings: 25-20-15-10-5
Burpees: 5-10-15-20-25

Pra bëni 25 ushtrime ‘kettlebell swings’, 5 burpee, 20 kettlebell swings, 10 purpee, dhe vazhdoni derisa të arrini në 5 kettlebell swings dhe 25 burpee. /Telegrafi/

Exit mobile version