Banorja e një lagjeje të pasur në Sydney të Australisë, pretendon se fqinji saj ka shfrytëzuar shkopin për ‘selfie’ të kapur për një shufër, që ta filmonte derisa ajo po bënte ushtrime fizike. Por, Philliph Manwarring ka thënë se po i shikonte plasaritjet në tulla dhe punën e riparuesve.
Ngjarja është paraqitur në polici dhe kanë nisur hetimet, ndërsa fqinjët po vazhdojnë të jetojnë në afërsi të njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.
E reja 25-vjeçare, që prezantohet vetëm si Angelica, ka thënë se e pa telefonin që iu paraqit në ballkon gjatë orëve të pasdites dhe iku pas një muri, ku nuk mund ta kapte kuadri i kamerës.
“U vesha me shpejtësi dhe nisa të regjistroi me telefon, për ta parë se kush ishte poshtë ballkonit. E zura në vepër, ai nuk mund ta mohojë”, ka thënë Angelica.
Në anën tjetër, avokati 47-vjeçar që është baba i dy fëmijëve, ka thënë se fqinja saj nuk e linte të hynte në banesë për t’i shikuar tullat dhe se kjo ishte e vetmja zgjidhje.
“Punonjësit e angazhuar para një viti e gjysmë, nuk e kryen punën si duhet, muri ka plasaritje dhe pjesët po bien poshtë. Më duhet të sigurohem për ndërtesën” ka përfunduar ai, ndërsa ngjarja është ende nën hetime. /Telegrafi/