Telegrafi

Vajza 9-vjeçare fiton një milion dollarë në lotari (Foto)

Një vajzë 9-vjeçare ka fituar një milion dollarë në një lotari në Dubai.

Vajza me fat 6 vite më parë fitoi një makinë McLaren Coupe me vlerë 200 mijë funte, në të njëjtën garë.

Bileta e fundit fituese e Elizas u ble nga babai i saj i identifikuar vetëm si zoti M nga zyrtarët e Dubai Duty Free.

Ndarja e çmimeve u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait të martën.

Në vitin 2013, Eliza ishte vetëm 3 vjeçe kur fitoi makinën sportive McLaren.

Babai i saj tha se bleu një tjetër biletë këtë vit, kur ajo mbushi 9 vjeç sepse është numër me fat.

Prindërit e Elizës janë emigrantë indianë që kanë jetuar në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë 19 viteve të fundit. /oranews/