Site icon Telegrafi

Vajza 18-muajshe bie nga vetura në lëvizje, prindërit nuk e vërejtën mungesën e saj derisa shkuan në shtëpi

Një vajzë 18-muajshe ka rënë nga vetura në lëvizje brenda të cilës ishin edhe prindërit e saj që nuk e vërejtën mungesën e saj, derisa nuk shkuan në shtëpinë e tyre në jug të Indisë.

Foshnja kishte rënë nga vetura në Kerala Idukki, derisa prindërit e saj Satheesh dhe Sahtybhama po ktheheshin në shtëpi pas një rituali të kryer në tempullin Palani, transmeton Telegrafi.

Vogëlushja Rohitha që po qëndronte e ulur në prehrin e nënës së saj të fjetur, ishte rrëzuar nga vetura derisa po ktheheshin në një kthesë.

Mediat indiane raportojnë se vetura kishte përshkruar 30 milje pa e kuptuar prindërit se brenda nuk e kishin vajzën e tyre.

Megjithatë, Rohitha ka arritur të largohet nga rruga ku pas disa minutave kishte hasur në një patrullë të policisë, që e kishin larguar nga zona ku rrezikohej nga veturat që lëviznin me shpejtësi të madhe.

Me të kontaktuar nga policia, prindërit e saj kishin shkuar për ta marrë në stacionin policor, ku edhe ishte konstatuar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim trupor. /Telegrafi/

Exit mobile version