Site icon Telegrafi

Vajza 16-vjeçare aplikon mashtrimet optike përmes grimit (Foto)

Të gjithë prindërit u kërkojnë vajzave adoleshente, që të përdorin sa më pak grim, por në një rast është krejtësisht e kundërta.

Prindërit e Caitlin Black, e inkurajojnë atë të aplikojë grim dhe të tregojë talentin e saj në krijimin e mashtrimeve optike, perëndimeve të diellit dhe improvizimin e lëndimeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja 16-vjeçare nga County Wexford i Irlandës, ka nisur këtë teknikë para dy vitesh, e inspiruar nga një film i frikshëm.

“Gjithmonë më ka pëlqyer arti, por kjo është ndryshe, sepse shfrytëzoj fytyrën sikur panel pikturimi” ka thënë Black.

Asnjëherë deri më tash, ajo nuk ka shkuar në ndonjë kurs grimi apo pikture, ndërsa talenti që ka i ka mundësuar të aplikojë nuancat me të cilat nxjerrë përfundime të mahnitshme. /Telegrafi/

Exit mobile version