Site icon Telegrafi

Vajza 14 vjeçare u abuzua seksualisht, arrestohet nëna që e fshehu rastin

Një 44-vjeçare nga Përmeti është arrestuar për moskallëzim krimi dhe për mashtrim.

Sipas policisë, ajo dyshohet se ajo ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas tjetër, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në organet përkatëse.

Po ashtu ajo akuzohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale./ abcnews.al

Exit mobile version