Site icon Telegrafi

Vajza 11 vjeçare e Beyonce mahnit me lëvizjet skenike gjatë turneut “Renaissance”, merr vëmendje në një nga paraqitjet me taka

Ajo ka mahnitur me lëvizjet mbresëlënëse në turneun e saj “Renaissance”.

Dhe fansat e Beyonce ishin të zhurmshëm pas koncertit në Filadelfia të mërkurën mbrëma, pasi asaj iu bashkua vajza e saj, Blue Ivy.

Fëmija më i madh i fitueses së “Grammy”, 11 vjeçe, kishte veshur një palë taka, gjersa shijonte spektaklin e jashtëzakonshëm të së ëmës në interpretimin e “My Power”.

Foto: Twitter

Klipet e lëvizjeve mahnitëse të Blue Ivy filluan të shfaqen në rrjetet sociale, me ‘Beyhive’ që vërshuan shpejt Twitter me përgjigje që lavdëronin aftësitë e saj në kërcim.

Por përveç kësaj, shumë nga përdoruesit e mediave sociale reaguan për takat që veshi Ivy.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beyonce

“Blue Ivy duke performuar me taka”, tha një ndjekës.

Foto: Twitter

“Kjo do të mbetet në histori”, shkroi një tjetër.

“Po ndodh përpara syve tanë”, vazhdoi duke shkruar një tjetër fans i ikonës së muzikës pop.

Kjo nuk është hera e parë që Beyonces i bashkohet vajza e saj gjatë turneut botëror.

Në qershor, asaj iu bashkua Blue Ivy gjatë shfaqjes në stadiumin Tottenham Hotspur të Londrës.

Blue Ivy më vonë iu bashkua kërcimtarëve të tjerë gjatë performancës së koncertit.

Foto: Twitter

Beyonce ndan fëmijën e saj të madh, si dhe binjakët Rumi dhe Sir, pesë vjeç, me bashkëshortin Jay-Z, me të cilin u martua në vitin 2008. /Telegrafi/

Foto: Twitter
Exit mobile version