Site icon Telegrafi

Vajrat, pastrues dhe hidratues të mrekullueshëm

Vajrat kalojnë përmes shtresës lipide të lëkurës, që parandalon humbjen e lëngjeve, pastrojnë poret nga bakteret dhe papastërtitë. Mënyra e duhur e trajtimit me vaj mund të ndihmojë të parandaloni, madje edhe të shpëtoni nga lëkura e yndyrshme, lëkura e thatë, e ndjeshme dhe pikat e zeza.

Vajra të ndryshëm funksionojnë për lëkura të ndryshme. Provoni – vajin e ullirit, lulediellit, kastorit, lajthisë apo kokosit. Ndonjëherë një përzierje vajrash jep efekte më të mira. Mos u alarmoni nëse lëkura juaj irritohet ose thahet paksa në fillim. Kjo ndodh pasi lëkura juaj mund të ketë nevojë për kohë që të përshtatet me trajtimin organik.

Kur aplikoni një vaj, masazhojeni atë mbi lëkurën e thatë me goditje të lehta në formë rrethore. Vazhdoni të masazhoni për një minutë ose dy, transmeton Telegrafi.

Nëse vërtetë doni të provoni një pastrim me efekt të thellë, lëreni vajin në lëkurën tuaj të veprojë për më shumë se 10 minuta. Kur të mbaroni, vendosni mbi fytyrë një peshqir që e keni njomur dhe shtrydhur më parë. Ky veprim bën të mundur largimin e vajit të tepërt nga lëkura.

Përsëriteni procedurën nëse është e nevojshme dhe në fund largoni me kujdes dhe më butësi vajin e tepërt që ka mbetur në lëkurën tuaj. Mos u shqetësoni nëse ju mbetet një shtresë e lehtë vaji mbi lëkurë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version