Telegrafi

Vajra, pudra dhe anti-djersë

Zonat më të goditura janë sqetullat, duart, këmbët dhe ndonjëherë edhe balli. Përgjegjës për erën e keqe janë disa baktere të cilat me rritjen e sasisë së ujit në epidermë fillojnë procese të veçanta kimike duke lëshuar substanca sulfurate me erë të keqe.

Arma e parë për të luftuar veprimin e tyre është higjiena e veçantë e përditshme. Duhet larje disa herë gjatë ditës dhe përdorimi i sapunëve dhe i larësve me bazë vaji vegjetal (në farmaci) që kanë një funksion antibakteral. Përveç tyre, aplikohen deodorante anti-djersë, të cilat përmbajnë substanca në gjendje të bllokojnë sekretimin gjëndëror. Edhe një pudër me aromë ndihmon në mbajtjen e lëkurës të thatë e të pastër. /Telegrafi/