Gjatë një gare që po zhvillohej në Nurburgring të Gjermanisë, dhjetë vetura e kanë humbur kontrollin, pasi rrëshqitën në vajin që kishte rrjedhur nga një McLaren 650S.
Si pasojë e aksidentit, dhjetë persona janë lënduar, tre prej tyre mjaftë rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, transmeton Telegrafi.
Shtegu është mbyllur gjatë tërë ditës, në mënyrë që të mblidhen pjesët e ndryshme që u shpërndanë nga makinat.
Pos pjesës së rrëshqitshme, hapësira e ka një kthesë mjaft të lakuar, ku janë shkaktuar aksidente edhe herëve të tjera. /Telegrafi/