Telegrafi

Vaji i peshkut kundër astmës

Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët e BE-së, fëmijët e lindur nga nënat të cilat gjatë shtatzënisë kanë marrë kapsula me vaj peshku kanë qenë më pak të prirë për ta zhvilluar astmën deri në moshën 16-vjeçare.

Një tjetër fakt që vlen për t’u cekur është se femrat të cilat kanë marrë vaj peshku, shtatzënia e tyre ka zgjatur mesatarisht katër ditë më shumë, ndërsa foshnjat kanë qenë 100 g më të rënda në krahasim me grupet e kontrollit.