Site icon Telegrafi

Vaji i palmës – shërues natyral nga lashtësia

Ky vaj përdoret gjithnjë e më shumë si shtojcë e vajrave për fërgim për shkak të rritjes në cilësinë e ushqimit të skuqur, por edhe për arsye ekonomike.

Ekzistojnë dy lloje të vajit të palmës – vaji nga pjesët e mishta të palmës dhe vaji nga kokrrat e palmës. Edhe pse të dy llojet e vajrave janë nga e njëjta bimë, vaji i palmës i cili bëhet nga pjesët e mishta është i ndryshëm në përbërjen e tij ushqyese.

Vaji i palmës është një burim i shkëlqyer i kompozimeve kimike natyrore të cilat janë një pjesë e rëndësishme e dietës dhe shëndetit të përgjithshëm të të gjithë organizmit. Ai është një burim i shkëlqyer i karotenoideve dhe vitaminës E si dhe acideve yndyrore.

Karotenoidet
Karotenoidet i japin vajit të palmës ngjyrë portokalli në të kuqe. Vaji i papërpunuar i palmës është burimi më i mirë i karotenoideve, në krahasim me vajrat e tjera bimore, por edhe ne krahasim me disa bimë. Vaji i papërpunuar i palmës përmban 15 herë më shumë karotenoide se karota dhe 30 herë më shumë se domatet.

Forma aktive dhe e rëndësishme e karotenoideve është karoteni (beta karoteni). Shumica e karotenoideve përmbajnë vitaminë A, e cila ka aktivitet antioksidativ dhe në këtë mënyrë forcon sistemin imunitar, ul rrezikun nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe katarakti. Mungesa e vitaminës A në trup mund të shkaktojë një shumëllojshmëri të sëmundjeve të rënda.

Vitamina E
Vaji i palmës është një burim i shkëlqyer i vitaminës E. Në fakt, asnjë vaj nuk përmban më shumë vitaminë E se sa vaji i palmës. Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm i cili redukton nivelin e radikaleve të lira. Kjo mbron nga sëmundjet kronike dhe plakja.

Acidet e pangopura yndyrore
Vaji i palmës nuk e kalon procesin e hidrogjenizimit. Përmes hidrogjenizimit të vajit, krijohen acidet yndyrore të ngopura të cilat rrisin rrezikun nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë dhe sëmundjet e zemrës. Besohet gjithashtu se rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të foshnjave.

Vaji ushqyes
Një tjetër arsye që të filloni të përdorni vajin e palmës është se përmban vitaminat D, E dhe K, si dhe acidet e pangopura yndyrore dhe mikronutrientet si karotenoidet.

Acidet yndyrore janë të rëndësishme për ndërtimin e membranave të çdo qelize në trupin tuaj, duke përfshirë qelizat e kockave, nervave dhe trurit. Mikronutrientët i mbajnë të shëndetshme qelizat e trupit dhe e përmirësojnë funksionimin e tyre.

Nëse nga dieta i largoni plotësisht yndyrat, ju do të bëheni më të prirë ndaj infeksioneve, transmeton Koha.net. E njëjta gjë do të ndodhë në qoftë se do të ndaloni me konsumimin e karbohidrateve, proteinave, mineraleve dhe vitaminave.

Kaloritë
Vaji i palmës është i pasur me kalori. Një gram i vajit të palmës përmban rreth 9 kalori, që është dy herë më shumë se një gram i proteinave (4 kalori) ose karbohidrateve (4 kalori).

Energjia duhet të vijë nga të gjitha grupet e ushqimit, duke përfshirë edhe yndyrat dhe vajrat. Ekspertët theksojnë se për shumicën e njerëzve rekomandohet konsumi ditor prej 1800-2000 kalorive, nga të cilat 30 për qind duhet të vijnë nga yndyrat dhe vajrat. /Telegrafi/

Exit mobile version