Telegrafi

Vaji i mentës për depilim

Nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin, vaji i mentës jep freski dhe kënaqësi. Ai gjithashtu ndihmon kanalet e frymëmarrjes, përdoret në rastet e ftohjeve, ndihmon në uljen e temperaturës, në bronkite dhe kollë, ku mund të masazhohet dhe vetëm pjesa e gjoksit.

Vaji i mentës mund të përdoret për t’u pirë nga goja kur keni probleme me fytin, në erën e padurueshme të gojës, për kujdesie të dhëmbëve ose zgavrës së gojës ose mund ta përzieni me ujë për shpëlarje të gojës me gargarë. Ai është dhe një antimikrob shumë i mirë.

Vaji i mentës është shumë i mirë të përdoret për fërkim kur keni probleme me venat, por ai mund të përdoret edhe për lyerjen e këmbëve për të larguar aromat e pakëndshme të djersës, sepse mban gjatë gjithë kohës këmbën të freskët. /Telegrafi/