Telegrafi

Vaji i livandës mirëmban lëkurën

 Vaji i livandës, me karakteristikat e llojllojshme, ndihmon shumë për mirëmbajtjen e lëkurës. Falë ndikimit të saj antibakterial, mund të shfrytëzohet për kultivimin e të gjithë tipave të lëkurës, sidomos është e efektshme për shërimin e akneve të lëkurës. Vaji esencial i lules së ka ndikim të antiseptik, ndihmon te ndezjet, te astma, etj. 

Në ujë të ujë të nxehtë qiten disa pika vaj livande dhe thithet avulli për disa minuta.

Këshillë
* Për relaksim: bëjeni vetë trajtimin aromoterapeutik dhe kënaquni në ujë, në të cilin keni shtuar 15 pika vaj esencial të livandës.

* Për flokë të shëndoshë: edhe flokët mund të shndrisin falë livandës. Në paketimin për flokë qiten dy pika vaj livande, mbahen disa minuta, pastaj flokët lahen. Vaji eterik flokëve u jep aromë shumë të këndshme, por njëherësh stimulon edhe rritjen e tyre .

* Era e këndshme: Vetëm 2 pika vaj të livandës të vëna në llambën aromatike, do të bëjnë që të ndieni aromë fantastike gjithkund rreth jush. Nëse në dhomën tuaj të fjetjes ndihet era e livandës, gjumi i qetë është i garantuar. /Telegrafi/