Telegrafi

Vaji i kokosit dhe hipertiroidizmi

Ky kuptim i gabueshëm rrjedh nga librat e publikuara para disa vitesh, ku shkruan se vaji i kokosit ka ndikim pozitiv në gjëndrën tiroide.

Mirëpo, hulumtimet e reja tregojnë të kundërtën: vaji i kokosit madje mund të jetë i dëmshëm për gjëndrën tiroide.

Hipertiroidizmi nënkupton shtimin e prodhimit të hormoneve të tiroides (T3 dhe T4) që rezulton me shfaqjen e simptomave, si ndjeshmëri e lartë në temperatura të ulëta, humbje e pashpjegueshme e peshës, lodhje etj.