Telegrafi

Vaji i kokojës, sekreti i bukurisë së Miranda Kerr

Modelja e “Victoria’s Secret” dhe njëra nga femrat më të bukura në botë ka thënë se këtë vaj e përdor gjatë përgatitjes së ushqimit, ndërsa atë më së shpeshti e qet në sallatë, por edhe e pi së bashku me çajin e gjelbër.

Bukuroshja australiane, e cila vetëm gjashtë javë pas lindjes së djalit riktheu linjën e përsosur trupore, në të vërtetë e falënderon vajin e kokojës për lëkurën dhe flokët e bukura. Ndërsa ky vaj mund të ndihmojë edhe në humbjen e kilogramëve./Telegrafi/