Shumica e femrave do të dëshironin që t’i kishin buzët më të mbushura. Industria kozmetike u ka dalë në ndihmë me prodhime të ndryshme të cilat në njërën mënyrë apo në tjetrën shtojnë vëllimin e buzëve tuaja natyrale.
Aktualisht hit i vërtetë është vaji i kanellës. Ky vaj është njëri nga përbërësit e prodhimit të njohur për fryrjen e buzëve.
Vaji i kanellës është një irritues i butë i cili nxit një imunoreaksion të dobët, duke shkaktuar qarkullim më i madh të gjakut në buzë, gjë që vizualisht i bën më të plota.
Efekti zgjat disa ora, tamam për një mbrëmje apo rast solemn. /Telegrafi/