Site icon Telegrafi

Vaji i bajameve, i pashmangshëm në kozmetikë

Ekzistojnë dy lloje vaji bajamesh: i ëmbël dhe i hidhur, por vaji i bajames së ëmbël është më i këshillueshëm për përdorim, i pasur me acide yndyrore të shëndetshme si acid oleik (omega-9) dhe acid linoleik (omega-6).

Mënyrat e përdorimit të vajit të bajames janë të shumta që nga aplikimi në lëkurë apo në flokë dhe konsumi i tij.

Ai u jep shkëlqim e gjallëri flokëve dhe thonjve, por arsyeja kryesore për të cilën mijëra femra e kërkojnë, është parandalimi i shenjave të zgjerimit të lëkurës, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë. Masazhues relaksant, pas depilimit, qetëson irritimin e lëkurës.

Vaji i bajames e bën lëkurën e butë dhe të lëmuar. Nëse lyeni me vaj lëkuren e fytyrës atëherë ajo do të marrë një pigment plot me shkëlqim.

Gjithashtu ky vaj është i pasur me vitamina A, B dhe E të cilat luajnë një rol kryesor në shëndetin dhe freskinë e lëkurës. Por kujdes kur e blini, zgjidhni një vaj natyral, të pastër dhe të prodhuar në temperaturë të ftohtë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version