Të gjithë kemi dëgjuar rreth yndyrave të shëndetshme.
Ne e dimë se ngrënia e avokados është një mënyrë për t’i marrë ato yndyra të shëndetshme, por siç rezulton edhe vaji i avokados është shumë ushqyes.
Kur konsumohet rregullisht vaji që nxirret nga avokadot, mund t’ju japë lëkurë të shndritshme, t’ju ndihmojnë të kontrolloni kolesterolin dhe madje të ruani shikimin tuaj.
Vaji i avokados, para së gjithash, është i pasur me acid oleik, një lëndë ushqyese që është pjesë e listës së përbërësve të disa vajrave të fytyrës tuaj kundër plakjes.
Pse? Acidi oleik depërton thellë në lëkurë për të rikthyer lagështinë dhe për të riparuar dëmtimet e lëkurës. Meqenëse thatësia e tepërt mund të çojë në probleme të lëkurës dhe të rrisë shenjat e plakjes, duke përfshirë vajin e avokados të pasur me acid oleik si në dietën tuaj, po ashtu edhe në rutinën tuaj të bukurisë mund t’ju ndihmojnë të mbani shkëlqimin rinor!
Hulumtime të tjera gjithashtu kanë demonstruar se vaji i avokados mund të ndihmojë në shërimin e plagëve dhe në trajtimin e lëndimeve.
Po ashtu, nëse jeni duke luftuar me sëmundje të zemrës ose përndryshe dëshironi të merrni një kontroll më të mirë të niveleve tuaja të kolesterolit, vaji i avokados mund të jetë në gjendje të ndihmojë me këtë gjithashtu. Yndyrat e shëndetshme në vajin e avokados ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit në gjak, ndërsa antioksidantët ndihmojnë në kontrollin e stresit oksidues.
Në një studim që krahasonte vajin e avokados me vajin e ullirit dhe vajin e arrës së kokosit, u gjet se vaji i avokados ul më shumë nivelin e LDL kolesterolit (kolesteroli i keq). Edhe më befasuese, studiuesit zbuluan gjithashtu se vaji i avokados uli trigliceridet dhe përmirëson HDL kolesterolin (kolesterolin e mirë) më së shumti nga të tre vajrat.
Hulumtime të tjera sugjerojnë gjithashtu se konsumimi i vajit të avokados mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.
Vaji i avokados përmban një lëndë ushqyese të quajtur lutein, e cila ka një aftësi për të mbrojtur sytë tuaj. Lajmi i mirë është që përfshirja e vajit të avokados në rutinën tuaj të përditshme është jashtëzakonisht e lehtë. /Telegrafi/