Site icon Telegrafi

Vajgl: Tensionet dëmtojnë rajonin dhe perspektivën evropiane

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, sot deklaroi se tensionet në Ballkan dëmtojnë rajonin dhe perspektivën e procesit për zgjerimin e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë moment, në shumë vende anëtare mund të shohim luhatje kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit dhe fokusimin në konsolidimin e BE-së. Diçka më joproduktive vendet anëtare që mund të bëjnë është të krijojnë tensione mes vete dhe të kthehen në mosdurimin tradicional”, deklaroi Vajgl për rastin e fundit mes Beogradit dhe Shkupit.

Ai insiston se përderisa rajoni dëshiron ta mbajë perspektivën për zgjerimi, duhet të paraqiten si homogjen dhe partnerë të besueshëm, që paraqet vlerë të sigurisë dhe stabilitetit evropian./Telegrafi/

Exit mobile version