Eurodeputeti Ivo Vajgl ka deklaruar se thuajse asnjëherë më parë nuk ka patur qëndrime kaq të harmonizuara ndërmjet BE-së, NATO-së dhe SHBA-ve për Maqedoninë.
Sipas tij, asgjë nuk mund t’i thuhet bashkëbiseduesit në Maqedoni, përpos porosisë që të respektohen rezultatet e zgjedhjeve që i mundësojnë shumicës së re parlamentare të formojë qeveri.
Për Vajg, ngjarjet e 27 prillit janë turp për vendin si, por edhe paralajmërim për politikantë se është momenti i fundit t’i kthehen demokracisë.
Nova TV bën të ditur se Vajgl, Fleckenstein dhe Kukan do të kërkojnë sot nga kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, që të ndërmerr të gjitha hapat që i takojnë për të filluar me punë Kuvendi. Ata do t’i bëjnë thirrje OBRM-PDUKM-së që t’u jep fund pengesave të punës së kryetarit Xhaferi, kurse Ivanovit do t’i kërkojnë që të mos pengojë procesin demokratik në vend./Telegrafi/