Site icon Telegrafi

Vajgl: Qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë në Maqedoni

Eurodeputeti Ivo Vajgl kërkon nga opozita maqedonase që të përfshihet në punimet e Kuvendit të Maqedonisë, pasi që pret shumë nga procesi “Jean Monnet”, por vendimet dhe konkluzat merren në Kuvend.

Sipas tij, pushteti dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të mirën e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vajgl konsideron se edhe qeveria duhet ta ketë parasysh se OBRM-PDUKM-ja është është partia më e fuqishme politike në Kuvend, dhe se mungesa e saj është mjaft problematike, posaçërisht kur bëhet fjalë për punën e përditshme në shtëpinë ligjvënëse.

Sipas tij, koalicioni qeveritar ka përgjegjësi që opozita të ndjehet komode dhe të merr pjesë aktive në punimet e kuvendit, duke iu dhënë mundësia, sidomos për çështjet strategjike./Telegrafi/

Exit mobile version