Site icon Telegrafi

Vajgl, Kukan dhe Kurz përshëndesin vendimin për ndryshimet kushtetuese

Foto: Arkiv

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, theksoi se rruga deri tek vendimin e djeshëm të anëtarëve të Kuvendit ishte dramatike dhe e ngushtë, por sipas tij, deputetët mbronin interesat vitale të qytetarëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Njohja e veçantë shkon deri tek përfaqësuesit e opozitës që morën përgjegjësinë dhe të cilët, përveç presioneve dhe kërcënimeve nga partia e tyre, mbështetën të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të vendit të tyre”, shkroi Vajgl.

Dhe për eurodeputetin Edard Kukan, vendimi i Kuvendit me shumicë prej dy të tretave për të filluar procedurën për ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës është një lajm i mirë.

“Është fillimi i procesit, por është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Unë do të doja të përgëzoj ata që mbështetën marrëveshjen e Prespës, të cilët treguan lidership dhe votuan për të ardhmen evropiane të vendit të tyre”, shkruan Kukan në “Twitter”.

Vendimin për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë e ka përshëndetur edhe kancelari i Austrisë, Sebastian Krtuz.

Ai përmes një deklarate tha se “votimi për ndryshimet kushtetuese çka dalin nga marrëveshja e Prepsës i lëviz përpjekjet për të filluar negociatat për pranin në BE”./Telegrafi/

Exit mobile version